Ramiz Rexhep Avdyli

7.10.1963 - 23.4.2012

2 vite sa dy shekuj që vdekja na ndau nga Ti
Fjalët janë të pakta të përshkruajmë mungesën tënde. Ishe i urtë o vetëm për familjen tënde të cilëve ju solle një jetë të bukur, por ishe i dashur dhe i urtë për tërë farefisin. Si bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur ndihemi krenarë për të gjitha sakrificat e Tua gjatë gjithë jetës tënde, vetëm për ta pa na dhuruar neve mundësinë të jetojmë një jetë të lumtur. Nuk do ta harrojmë asnjëherë djersën tënde që e dhe për neve si bashkëshort shumë i respektuar dhe shumë i kujdesshëm në jetën tënde bashkëshortore, si baba na rrite me mundime dhe u ballafaqove me shumë sfida të jetës, shumë luftove, kurrë s’u qajte, s’u dorëzove e këtë e bëre për fëmijët e tu. Pse Ti shkove dhe nuk je më me ne, pse i mbylle sytë dhe nuk u zgjove më. Zoti ty të mori nga ne, neve na e ndau zemrën dhe na e ngriu në buzë fjalën BABA. Lotët nuk po ndalen e ti nuk po kthehesh dot. Gëzimi na u kthye në hidhërim, buzëqeshja në vaj, kënga në vajtim dhe zemrat tona po mbesin të pikëlluara përgjithmonë. Pushofsh i qetë dhe dheu qoftë i lehtë mbi Ty.
Të përkujtojnë me mall deri në frymën e fundit të jetës tonë: bashkëshortja Xhevahire, djemtë Rexhepi e Dionisi, vajzat Mirlinda, Filloreta dhe Ornella, nisja Mia, dhëndri Valmiri, nipi Noeli, dhe mbesat Ema dhe Alea e vogël.

Asllan Hasan Alshiqi

(1943 - 1999)

Në përvjetorin e 14-të të më të dashurit tonë

Kujtimi për Ty nuk do të shuhet kurrë në mendjet dhe në zemrat tona, ndërsa vepra jote na bën të ndihemi krenarë dhe të t’i kujtojmë me pietet ditët më të mira.
Lavdi të gjithëve që kanë rënë për liri!
Me mall e plot krenari të kujtojnë: bashkëshortja Ramizja, vajza Eminja, djemtë Remziu, Fahriu, Nebihi dhe Arbeni, si dhe mbarë familja Alshiqi nga Sharbani, Prishtina dhe Austria.

Nuredin Halimi

(10.10.1948 - 16.04.2012)

Një vjet nga vdekja e babait

Me 16.04.2013 u bë një vit që u nda prej nesh, Babai, Gjyshi ynë i dashur, duke na lënë të pikëlluar dhe të tronditur thellë shpirtin dhe zemrat tona. Për herë do të kujtojmë bujarinë, fisnikërinë, respektin dhe dashurinë që patëm të gjithë ne për ty.

Të përkujtojmë me mall përgjithmonë: Bashkëshortja (Mevlide) me djemtë, vajzat, rejat, nipat dhe mbesat, si dhe familja Halimi nga Gjermania dhe Topanica.

Ajshe (Muqaj) Latifaj

-

Sot u bën 10 vjet pa ty e dashura Nënë
Ndarja nga ne qe shumë e vështirë, por kujtimet për ty mbesin gjithmonë të freskëta sa vetë dashuria, bujaria dhe urtësia jote. Përkushtimi yt ndaj familjes dhe njerëzve na bën që të të kemi çdoherë në mendjen tonë.
E kujtojnë gjithmonë me mal: djali Beqiri, reja Xufa, nipat: Isufi, Ismeti, Nexhdeti, Isa nga Gjermania dhe Amerika.

Labinot Bekë Kastrati

04.05.1985 - 18.04.1999

Me 18.04.2013 bëhen 14 vite që kur dora e Armikut e ndau nga jeta më të dashurin tonë:


Në vend të gëzimit Pranvera na sjell dhimbje. Ditët kalojnë, por ne Prindërit, Motrat dhe Farefisi nuk mund të harrojmë. Vitet kalojnë e kalojnë, po ne vetëm edhe më shumë mërzitemi për ty dhe mungesa jote ndihet gjithnjë e më shumë. Pikëllimi nuk fshihet dot dhe lotët nuk mund të zbrazin dhimbjen që ndjejmë për ty.

Të përkujtojnë me mall e lot në sy: Prindërit Beka e Nurija, Motrat Lendita, Aferdita, Leonora, Shkurta, Elvira, Venera, Vëllai i vogël Egzoni dhe motra e vogël Xufa si dhe Familja nga Peja.

Valbonë (Gashi) Krasniqi

28.6.1980 - 17.3.2013

Sot, me 17 prill bëhet një muaj pikëllimi e dhembje pa Ty më e dashura jonë

Oj vdekje e tmerrshme, e dhembshme dhe e trishtë, si s’të erdhi keq e na e rrëmbeve më të dashurën tonë që ishte, aq e dëlirë, aq e ngritur, aq e ditur, aq e dashur, aq burrneshë. Na e more nënën, na i vodhe buzëqeshjet, i more cicërimat e zogjve, rrezet e diellit, zërin e bilbilit, aromën e luleve, na e more gjallërinë, e na dhurove vetminë, dhembjen, lotin e vuajtjen... Ne fëmijëve tu Monit, Artit e Urgesës po na mungon shumë dhe çmallemi me Ty duke shikuar fotografinë tënde. Edhe vajza e vëllait Siona nga Amerika, të cilën shumë e deshte nuk të harron kurrë.
Gjithmonë të kujtojnë: familja MEMAJ nga Barani, Gjermania, Zvicra dhe nga Amerika.

Muhamet Vrenezi e Smajl Vrenezi dhe Safet Vrenezi

1956-2005 / 1937-2011 / 1966-2002 -



Me dhembje të thellë kaluan plot 11 vite pa Ty shpirti jonë. Safet, vëlla, dhembja e malli për ty çdo dit e më shumë vetëm shtohen. Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona.

Ditët kalojnë e ne ende e ndjejmë mungesën tënde o Muhamet, vëlla që shkove në rrugën e pa kthim pa na thënë lamtumirën e fundit.

Pranvera erdhi o Baba, por buzëqeshjen na e mori vjeshta. Mungesa jote në mërgim na shoqëroi gjatë gjithë kohës. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona!

Ju përkujton motra: Sevdija me bashkëshortin Zejnel Shabanin me fëmijët e tyre.

Femi Selmani

27.05.1954 - 16.04.2010

Fjalët nuk kanë Forcë dhe Loti nuk ka Fuqi të përshkruajë dhimbjen për ty. Vështirë qenka Jeta pa ty, një vëlla plot bujari, sinqeritet dhe plot fjalë të mira, faleminderit se ishe vëllai jonë. Çdo ditë e më shumë po rritet Malli për ty, do të mbetesh gjithnjë në kujtimet dhe zemrat tona.

Me mall të kujtojnë: Motrat Flurije Ismaili dhe Hirije Etemi

Nazmi Qerim Pacolli

1947 - 2013

Me 21 prill e perkujtojme deshmorin e kombit Nazmi Q Pacolli me plot mall e respekt per kontrinutin e dhene ne Ushtrine Clirimtare te Kosove ne Brigades 153 Hyzri Talla Komanda e Brigades Lavdi

Me Respekt dhe nderime

Beqë (Brahim) Latifi

(20.06.1929 - 14.04.2010)

Jemi krenar dhe mburremi që të patëm. Malli dhe dhimbja për ty kurrë nuk do të shuhen. Përherë do ta Kujtojmë bujarinë, fisnikërinë, respektin dhe dashurinë që patëm të gjithë ne. Vdekja të ndau nga ne, por ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Të kujtojmë me mall përgjithmonë: Bashkëshortja Xheva me djemtë, vajzat, rejat, nipat dhe mbesat.
Të përkujtojmë: Familja Latifi nga Peja dhe Zvicra.

Gjyle (Laha) Hyseni e Tahir (Bekë) Hyseni

03.10.1954_14.04.1999 - 27.06.1944_09.01.2009

Sot, me 14.04.2013 bëhen plot 14 vjet pa Nënën tonë, dhe 4 vjet e tre muaj pa Babanë tonë
Përvjetor që dhemb ende!
Çdo dit del Dielli,
çdo vit vjen Pranvera,
por ju Nënë e Babë na mungoni gjithherë,
Ju mbajmë me veti në Zemër në heshtje, në çdo vend e në çdo kohë,
Por, malli për juve e dhimbja që kemi nuk shërohet kurrë.
Ne jemi krenar që ju patëm si Prindër, për neve të pavdekshëm.
Ikët para Kohe, e shkuat atje ku shkojnë engjëjt.
Por, në ne keni një vend të zbrazët që nuk mund t’ua zë askush,
Ju na mungoni gjithmonë.
Me mall e dhembje Ju përkujtojnë djemtë: Sokoli, Shpendi e Shpejtimi
me nusen e fëmijët, si dhe vajza Shkurta me Bashkëshortin e fëmijët.
nga Gjermania, Pacaj dhe Smolica e Gjakovës.

Besim Sadiku

(17.04.1957 - 13.04.2011)

Me 13.04.2013 u bën 2 vite që u nda prej nesh vëllai, axha jonë i dashur, duke na lënë të pikëlluar dhe të tronditur thellë shpirtërisht. Ishe dhe do të mbetesh përgjithmonë krenaria e familjes sonë.
Të përkujton me mall vëllai Serafimi me familje, dhe motra nga Zvicra, po ashtu edhe familja nga Kosova.

Met (Brahim) Sahiti

(26.10.1950 - 13.4.2010)

Sot tri vjet u nda prej neve më i dashuri dhe më i shtrenjti ynë

Kjo datë për ne do të mbetet gjithmonë e hidhur dhe e errët!!!
Dhembjen dhe mallin që ndiejmë ndaj teje prej asaj dite që ti, Babë i dashur, nuk je më në mesin tonë, nuk mund ta përshkruaj dot me disa fjali.
Por, prapë nëpërmjet çdo shkronje, fjale që shkruaj, shpreh mallin, dhimbjen që kemi për ty.
Kaluan tre vjet që kur vdekja fshehurazi të ndau prej nesh dhe gëzimi ynë u këput në mes, kurse afërsia dhe dashuria jote që kishe për ne na mungon çdo ditë e më shumë.
E di sa vështirë e ke pasur të ndahesh prej nesh e të na lësh të pikëlluar tërë jetën.
Po vdekja është e tillë, asnjëherë nuk pyet, ajo të merr me kohë e pa kohë!
Të humbëm vetëm fizikisht, sepse prania jote shpirtërore do të jetë gjithmonë në zemrat tona.
Jemi krenarë që të patëm babë, bashkëshort, gjysh, vëlla,dajë, axhë, mik dhe shok të fjalës, të Besës dhe të nderit.
S’do të të harrojmë përjetë, Ti jeton në zemrat tona gjithmonë.
Me mall të pashuar të kujtojmë: bashkëshortja Rabisha, vajza Nazimja me bashkëshortin Avdiun dhe me fëmijët, me djemtë Baftiun e Fatmirin me familje , motra e vetme Aza me familje, si dhe mbarë familja Sahiti nga diaspora, nga Kosova dhe nga Medvegja.

Halil (Muharrem) Berisha

08.06.1962 - 03.03.2013

Tani 40 ditë po jetojmë pa të dashurin tonë.
Kujtojmë me respekt veprën dhe sjelljet tuaja.

Të kujton: Baba Muhamet Berisha me familje nga Gërqina, Gjakova, Zvicra dhe Gjermania.

Kasim Ibish Uka

1970- - 1999

Sot me 14.04 bëhen 14 Vite po ty Babi im i Dashur, une jam i Pikëlluar për ty,gjithmon te kam në zemer malli yt mua nuk me hiqet. O Babi im se mua me thojn jetim,jeta ime shum e rënd jam jetim kam mbet pa bab.Për gjdo dit e kam vështir, goja ime Babi nuk thërret.Dora Babës moti s´me ka prekur,jam jetim pa Bab kam m´bet.Shumë e mirë drita Hënes më mungon Dashuria Babës.
Me shum mallë e Krenari të Përkujton Djali yt: Flakrim Uka nga Ponosheci.

Kasim Ibish Uka

1970 - 1999

Sot,me 14.04 bëhen 14 vite pa vëllane ton të dashur,vdekja jote na tronditi mbar Familjen ton qe 14 vite u ndave nga Familja.Qdo dit malli yt shtohet me lot ne sy,te qoft dheu i leht i Kosovës.O Vëlla që dhe jeten per Liri.
Te Perkujtojn me mallë Nëna Fana,djali Flakrimi,Vëllezrit:Brahimi,Fatmiri,Gzimi,Bashkimi,Vllaznimi,Blerimi,Perparimi,Motra Cyma dhe mbar Familja Uka nga Ponosheci.

Met (Brahim) Sahiti

1950 - 2010

Nuk mund tè shkruajm dotè me disa fjali pèr TY babé i dashur,e as pèr dhembjen dhe mallin qè kemi ndaj teje,qè nga ajo ditè qè TI nuk je mè nè mesin tonè
Por prap mundohem qè pèrmes qdo shkronje,fjale qè shkruaj tè shpreh mallin,pikèllimin dhe mungesèn tènde
Shkove nga kjo botè ashtu siq ishe,i qetè,i dashur,tolerant mikèpritès dhe zemèrgjèr
Nga TI babè i dashur trashèguam shumèqka e nè veqanti si tè punojm dhe veprojm ndershèm
Tè humbèm vetèm fizikisht,sepse prania e jote shpirtèrore do tè jetè gjithèmon nè mesin tonè
Me mallè tè pashuar tè pèrkujtojn:
bashkèshortja Rabisha,vajza Nazmija,dhèndrri Avdiju dhe fèmijèt,djemt Baftiju dhe Fatmiri me familje,motra e vetme Aza me familje si dhe tè gjithè familjart nga Zvira,Kosova dhe Medvegja