 Afrim (Xhafer) Gashi15.06.1969 - 19.05.1999Të përkujtojmë me mall e dhembje, jemi krenarë që të patëm. Vitet kalojnë e malli na shtohet, i mbajmë të freskëta kujtimet për ty. Ishe i dashur dhe i sinqertë në familje, i respektuar dhe i nderuar në shoqëri. Udhëhiqeshe në jetë nga ato virtyte që i kanë vetëm trimat nga legjendat e moçme, ato virtyte që të bëjnë të shenjtë dhe të dashur nga të gjithë. I vendosur në idealet e çështjes kombëtare, ra dëshmor në Altarin e Lirisë për çështjen Sublime. Lavdi dëshmorëve të kombit, i lehtë ju qoftë dheu i tokës Dardane.
Të përkujtojnë me mall: Familja nga Hajvalia, nënë Ramizja, vëllezërit me familje, nipa, mbesa si dhe familja e gjerë nga Mramori; motra Nazmija me familje nga Belgjika si dhe vëllezërit nga Gjermania me familje.
|  Rexhep (Smajl) Hysenaj - Një muaj loti zëvendësoi lotin për Ty
Për kohërat që i kaluam bashkërisht, kujtimet do të zgjasin përjetësisht. Ti e bëre botën tonë më të butë, më të ëmbël dhe më të ngrohtë. Sa shumë na mungojnë ato kohë kur ti ishe ulur në kolltukun tënd dhe na tregoje histori të ndryshme … e ne rrinim të mahnitur nga ngjarjet që na rrëfeje. Gjithmonë thoshim që ti do të jetoje përgjithnjë, nuk e menduam të kundërtën dhe asnjëherë të vetme nuk ishim përgatitur për këtë humbje... bota jonë mbeti sikur qielli ditën pa diell e natën pa hënë... E sot u bë 1 muaj që mundohemi të jetojmë pa ty - pa hënën e diellin tonë. Buzëqeshja jote është larguar përgjithnjë ... dhe duart tua nuk mund t’i prekim, këshillat e tua nuk mund t’i dëgjojmë … Të paktën e patëm një person si ty që na bëri ditët më të lumtura të jetës tonë. Mbi të gjitha na mungon këshilla dhe fjala Jote prore e ëmbël… Ti ike, por për ne çdo gjë u rrënua ... asnjëherë nuk do të mbetesh i harruar, babushi ynë, deri në ditën kur do të takohemi do të mbetesh në mendjet dhe në zemrat tona.
Me mall të kujtojnë: bashkëshortja Fatimja, djemtë Reali e Jetmiri dhe vajzat Saranda e Urata.
|
 Prof.Rexhep (Smajl) Hysenaj20.3.1955 - 19.4.2012Një muaj sa një shekull pa Ty
Vështirë qenka të shkruajmë kujtimin për Ty më i dashuri ynë. Nuk ka qetësi për Ne, nuk ka asgjë në këtë jetë që shuan mallin për Ty. Virtytet Tua të larta njerëzore dhe atdhetare janë krenaria e familjes sonë. Ishe dritë dhe rreze për familjen dhe rrethin ku jetove. Do të jesh i pavdekshëm gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona. Krenohemi që të patëm aq të mirë. Me mall të pashuar të përkujtojnë: babai SMAJLI, vëllezërit AVDIU, ISA, MUHARREMI e RAMIZI, motra RABA, nipat dhe mbesat, si dhe mbarë familja Hysenaj nga Katundi i Ri, Shkreli i Rugovës, Austria, Belgjika dhe Amerika.
|  Muharrem H. Berisha3.4.1934 - 7.6.2000Edhe 2 jave, behen 12 vite pa ty. 12 vite prej nje dit terr qe e pam. Ti u largove, babgjyshi jan. Ne kete bot me fjal te mira na ki keshilluar. Ki pas respekt per nipat e tu. Na mungon shum. Te dojm, sod e perjet.
E kujtojn; Nipat nga Suedia-Peje. |
 Ali (Ymer) Qerimi6.6.2012 - 18.5.2012U béN tri vite qé kur ike pér mos tu kthyer kurré,ende nuk po mundemi me pranu se nuk je mes nesh.Por ti je i pavdekshém pér ne,do té kujtojm si njé prind shembullor.Jemi krenar qé té patém.Té pérkujtojné me mall: bshkshortja Elifja, djali Besniku me bashkshorten Meriten, fémijét Kaltrinén e Arditin si dhe mbar familja qerimi nga Pérlenica e Gjilanit. |  Fidan (Rasim) Shabi-Dani(1992 - 2012) 5 ditë pa djalin e motrës Me 13 maj në varrezat e Pejës, lamtumirën ne Ty ta dhamë, secili duke derdhur lot, duke u lutur për shpirtin tënd të çiltër, që në xhenet të shkosh. Në këtë botë le pas respekt, gjithkujt i ke ndihmuar. Me fjalë të mira e ke këshilluar, Ty t’u kanë hapur dyert e xhenetit, për ne, o FIDAN, ishe djalë i mbretit. Me mall të pashuar: tezja FATMIRJA me bashkëshortin RRUSTEMIN nga Gjermania, nga Gjakova dhe nga Peja. |
 Zelfi Demja Gutaj13.03.1932 - 17.05. 2007U bënë 5 vite pa më të dashurën tonë Pesë vite dhembje e pikëllime dhe po aq krenarie që të patëm. Ishe drita jonë. Mallin për ty gjithmonë peng do ta kemi, më e mira jonë, më e shtrenjta jonë. Deri në amshim do të jesh në shpirtin dhe zemrat tona. Me mall të pashuar të përkujtojnë: Bashkëshorti Rexha, djemtë Islami, Imeri, Isaja, Ahmeti dhe Ismeti; vajzat Hyra, Raba dhe Hala; rejat, vëllezërit, motrat, nipat, mbesat dhe mbarë farefisi nga Zvicra, Gjermania, Gerqina dhe Gjakova. |  Xhevdet Z. Leci(16.2.1966 - 18.5.1999)Sot, më 18.5.2012, bëhen 13 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të KMDLNJ-së dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së
Përherë në kujtime për Ty: nëna Elifja, motra Hamidja, vëllezërit Selatini, Rexhepi, Xhaferi, Mehdiu e Shefkiu, si dhe mbarë familja Leci nga Barileva e Brukseli. |
 Petrit Sherifi15.11.1989 - 17.04.2012U bene dy muaj pa ty mik i dashur
Na le me zemra te thyera, vetem kujtimi per ty eshte ajo qe na ka mbetur, mungesa jote nuk zevendesohet me asgje, malli per ty po behet cdo dite e me i madh, por shpresojm qe do te takojm ne boten tjeter.
Te kujtojne me mall miqt e tu qe te deshen vertete, pergjithmone ne zemrat tona |  Safet (Hysen) Hyseni55 vjeçar, nga Smrekonica e Vushtrrisë - Me 17 maj 2012 bëhet 1 vit nga vdekja e bashkëshortit, babait, vëllait, vjehrrit, gjyshit Me 17 maj të vitit të kaluar, Dielli po i afrohej perëndimit, por, s'besonim se do të na merrte me veti edhe më të dashurin tonë Safetin! E mori dhe ia bashkoi natës Hënore së bashku me yjet tjera shpirtin e të dashurit tonë Safetit. 17 maji 2011 e ngriti në Qiell shpirtin e Tij të pastër për ta bërë Engjëll dashurie përherë për ne. Të nesërmen Dielli lindi përsëri, por, te ne ai mëngjes solli lumin e lotëve, që s'mund t’i përmbanim nga mungesa fizike për kryefamiljarin tonë Safetin, atë mëngjes edhe bilbili e kishte ndalë këngën. Edhe pse ndërrove jetë në kurbet, trupin tënd e përqafoi toka e vendlindjes në 19 majin e vitit të kaluar. Krenar që të patëm të tillë vetëm për vepra të mira që do t’i kujtojmë vit pas vitit. I paharruar për bashkëshorten Nexhmijen e fëmijët: Festimin me nusen Dianën e djalin Lianin, Kushtrimin me të fejuarën Afërditën, si dhe Urimin e Egzonin nga Gjermania. Vëllezërit: Tefiku, Shyqyriu e Naimi me familjet e tyre nga Kosova. Motrat: Eminja dhe Hasimja me familje nga Kosova e Suedia dhe mbarë farefisi Hyseni nga Smrekonica e Vushtrrisë. |
 Safet (Hysen) Hyseni55 vjeçar, nga Smrekonica e Vushtrrisë - Me 17 maj 2012 bëhet 1 vit nga vdekja e dhëndrit Do të jesh përherë i pavdekshëm për miqtë tu, do të kujtojmë si një dhëndër shembullor. U largove nga kjo botë në moshën të re, 55 vjeçare, me dy pesëshe, që rrallë ikin njerëz shembullor si Ti. Lavdi! Shpirti yt përherë të bëjë roje si Engjëll në lartësitë Qiellore! I kujtuar përherë nga miqtë: Lutfiu, Avdiu, Fazliu, Shemsiu dhe Bahriu me familjet e tyre nga Kosova, Gjermania dhe Franca. |  Sadije Zogaj Neziri Krajkov Drenas - u ben 3 vite qe kur u ndam e dashura ime nene.te deshta aq shum sa qe te humba teper heret .qdo dit qdo jav qdo vit qe po kalon ne mesin ton po mungon buzqeshja dhe dashurija jote.ike nenn dhe diqka u keput brenda meje nuk mundem nen kurr te te harroj kur ti ike ne boten tjeter na shikoje e nuk doje te na lije vetem por zoti deshti keshtu,e falnderoj zotin qe arrita te jem pran teje te te shtrengoja me plot mallte ti prekja duart e tua te ngrohta qe me vite te tera me ledhatuan dhe me rriten,me mungon aq shuumm sa qe kur degjoj fjalen NENE zemra me dridhet.ne jet spaska me te embel se fjala nene,e veshtir esht fjala jetim te mendosh e me veshtir qenka kte ta perjetosh,por jemi krenar qe te patem NEN nje nen kaq te dashur kaq te urt e te sinqert,te perkujton me mall vajza adifeteja me bashkshortin rasimin e nipi bleroni djemet jakupi me familje lavdime me familje vajzat lumnija me familje dhe elizabeta me familje . nga drenasi e gjermnanija |
 Ajshe Livoreka Ameti3.7.1973 - 15.1.2012Sot u mbushen kater muaj qe kur ike per mos tu kthyer kurre, ende nuk po mundemi me pranu se nuk je me, gjithmon do te mbetesh ne zemrat tona e pa harruara jone. Te kujtojme me malle bashkshorti dhe vajzat:Furtuna,Mergimja,Betimja,Shkendia,Fortesa,Besforta dhe Agnesa. |  Prend Buzhala(18.04.1937 - 13.05.20011)U bë një vit pa babanë, vëllain dhe gjyshin tonë shumë të dashur. Ditët po kalojnë, por dhimbja për ty nuk ka të shuar. Ti la një zbrazëti të madhe në familjen tonë, sepse ti ishe një prind i kujdesshëm, një baba i respektuar dhe gjysh shumë i dashur. Të kujtojmë përherë dhe jemi krenar që të patëm. Të përkujtojnë djemtë Lushi, Joza, Valboni me familje dhe vëllai Nikolla nga Shtutgarti në Gjermani. Gjithashtu djemtë: Agroni dhe Marku nga fshati Qabiq në Kosovë. |
 Qamile Jahiu Ajvazi1967 - 14.5.2010Nënë e lumja nënë, a e din që na ke lënë, qe dy vite jem pa ty, e din ti që na ke fëmijë, tash do të vijmë te ti në vizitë, a do të dalësh me na prit, hija jote rrinë mbi ne, si të mbërrijë ky i shkreti dhe, ne e dimë se ti ke shkuar, po kurrë nënë s’kem me të harruar, ndaj gjithmonë kem me të kujtuar. Të kujtojnë me mall: Izeti me binjakët -Riga e Rigoni, Gjilan –Francë.
|  Gjyke (Smaka) Kelmendi _ Hazir Sylë Kelmendi(01.02.1935 _ 14.05.2006) - (12.06.1925 _ 25.11.2008)Sot, më 14.05.2012, mbushen gjashtë vjet mungesë, dhimbje e pikëllim, pa ty Nakje dhe tre vjet e gjysmë pa ty Bac. Edhe pse kaluan vitet, asgjë nuk ka ndryshuar sepse në zemrat tona janë malli, dhembja dhe mungesa e thellë për juve. Me mall kujtojmë ditët që kaluam me ju, fjalët e ëmbla, këshillat që na dhuruat. Buzëqeshjet e ëmbla dhe shikimet e urta, na përcjellin në çdo hap. Sakrifikuat për të mirën e të gjithëve, në çdo vend ku shkuat. Zemrën na pasuruat me paqe e dashuri. Me vepra të mira dhe vlera të larta. Me shpirt ju ndiejmë, me zemër ju kujtojmë, në mendje gjithmonë ju mbajmë. Ditët po kalojnë e malli për juve po rritet, çdo herë e më shumë. Ju përkujtojnë me mall e dashuri: Djemtë Bajrami, Ramizi, Shefqeti, Xhevdeti, Ismeti, Valdeti, Bashkimi e Vllaznimi dhe vajza Vllaznorja me familjet e tyre. |