Ramë (Fazli) Kurbogaj

25.11.1969 - 19.6.2012

Sot, me 19 qershor 2014 u bën 2 vite pa më të dashurin tonë

U bën dy vite pa Ty o vëlla i dashur.Me le një moter me lote ne sy. Fjalët e shkruara nuk shuajnë mallin për Ty. Vdekja të ndau nga jeta , por jo edhe nga zemrat tona. Dashuria , bujaria jote do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.

Malli për Ty do te jetë i përjetshem ne zemren time.
Të përkujtojne me mall :motra NURIA me bashkëshortin META si dhe nipat e mbesat.

Firki Mehmeti

13.06.1979 - 07.04.2004

U bënë dhjetë vite qysh se u nda nga jeta biri, vëllai, axha dhe daja ynë i dashur

Na mbetet vetëm të të kujtojmë vëllai im i mirë ... Dhjetë qirinjtë digjen ngadalshëm te fotografia mbi komodinën e vjetër. Aty vetëm ti nuk ke ndryshuar, me sytë e çelur kah kjo rruga që bëhet çdo herë më e lodhshme të vihet te ti. Sa do të doja ta shihja në ty plakjen time të prajshme, i miri im.

E përkujtojnë familja Mehmeti nga Gjermania, Suedia dhe Norvegjia.

Xhevat (Ragip) Hakaj

-

19.06.1967 - 05.04.2012

I PAVDEKSHËM

E PËRKUJTON: FAMILJA HAKAJ

Razë (Makolli) Llapashtica

-

Tri vite pa ty nëna jonë e dashur. Malli për ty është i madh. Kujtimi, fjalët e tua të arta janë gjithmonë në mendjen time. Krenaria jonë pusho në paqe.

Ju përkujtojnë me mall Fejza dhe Hyra Llapashtica me familje nga Prishtina.

Komentet

Aziz Sali Musa

-

20.07.1941 - 06.04.2011

Me 06.04.2013 bëhen tri vjet nga vdekja jote e papritur

Është vështirë të shkruajmë për ty Baba, por edhe më vështirë qenka të jetojmë pa ty. Vitet kalojnë e malli për ty sa vjen e shtohet, por megjithatë jemi krenar që të patëm të mirë, kjo na bën mos të harrojmë për jetë e mot.

Të kujtojnë me mall: mbarë familja Musa nga Petriti, Kosovë.

Arif Krasniqi

-

Lindur me: 21.06.1953, vdekur me 06.04.2004

Sot u bën10 vjet që e ndiejmë për çdo ditë mungesën tënde, por e dimë edhe që koha kalon, por ti je afër neve për Gjithmonë në zemrat tona!

Të përkujtojmë: bashkëshortja Behija me djemtë dhe vajzat...

Bajram Ukë Ramosaj

-

(1937 - 2002)

Sot, me datën 6.4.2014, bëhen 12 vjet pa babin tonë.

Kujtojmë ditën më të dhimbshme kur u ndave përgjithmonë fizikisht nga ne baba i dashur, dhe kalove në jetën e amshuar.
Na mungon shumë baba, andaj nuk ka fjalë që mund të shprehë dhimbjen për ty dhe mungesën tënde në jetën tonë.
Çdo vit që kalon, jemi më krenarë që të patëm baba. Ishe prijësi dhe edukatori për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të familjes sonë.
Fjalët e tua të ëmbla, zemërgjerësia, mençuria, besnikëria dhe sinqeriteti ishin virtytet e tua më të larta që po na përcjellin gjatë gjithë jetës.

Të kujtojmë me mall e me dhimbje: bashkëshortja Hatmoni, vajzat Mona, Teuta, Ganimeti e Zyrafeti, djemtë Agroni, Astriti, Aderimi e Albani, si dhe rejat, nipat e mbesat dhe mbarë familja Ramosaj nga Carrabregu i Deçanit.

Amdi Asani

-

15.03.1925-05.04.2013

Sot me 05.04.2014 bëhet një vit pa më të dashurin tonë.
Fjalët nuk kanë forcë dhe lotët nuk kanë fuqi të përshkruajnë dhimbjen që kemi për ty, o i shtrenjti ynë.
Ike përherë kur më së shumti kishim nevojë për ty. Ke lënë gjurmë të thella në zemrat tona, edhe pse ti nuk je më në mesin tonë.
Gjithmonë do të jetosh në zemrat tona.

Me mall të përkujtojnë:
bashkëshortja Xhanfizarja, djemtë: Naseri, Besimi, Muzaferi dhe Agimi;
vajzat: Ilvija dhe Bukurija si dhe nipat, mbesat dhe Krejt Familja Asani.

Tomë Berisha

-

(14.03.1942 - 17.03.2014)

Sot me 05.04.2014 bëhen 20 ditë pa babain, bashkëshortin dhe gjyshin tonë të dashur.
Vështirë është të shkruhet përkujtimi për ty.
Fjalët nuk kanë forcë dhe lotët nuk kanë fuqi të përshkruajnë dhimbjen që kemi për ty. Urtësia, mençuria, maturia dhe këshillat e juaja do të na përcjellin gjithmonë në jetë. Të lësh kujtime të mira, do të thotë të mos harrohesh kurrë. Vlerat e juaja njerëzore ju bëjnë të pavdekshëm, e neve krenar që të patëm.

Njoftojmë të gjithë miqtë, shokët dhe dashamirët se me datën 06.04.2014 duke filluar prej orës 13.30 - 14.30 mbahet një meshë shejtë në kishën "Pfarrkirche St. Georg" në Sursee për shpirtin e tij. Njëkohësisht pas Meshe në oborr të kishës ne familjarët të pranojmë ngushëllimet.

E përkujtojmë me respekt Familja Berisha dhe Familja Bushi.

Nexhat (Raif) Avdullahu

-

(31.08.1958-05.04.2014)

Sot me datën 05.04.2014 bëhen tri vjet pa ty

Të lësh kujtime të mira, do të thotë të mos harrohesh kurrë. E kemi shumë vështirë të pajtohemi me fatin se nuk je më në mesin tonë. Dhembja është e madhe për ne që të humbëm. Ishe shembull i bujarisë, i mirësisë, dhe i tillë do të mbetesh përherë, shembull për ne. Mungesa jote do të jetë përherë plagë e pa shëruar në zemrat tona. Jemi krenare që të patëm, do të jesh gjithmonë i përjetshëm dhe i pa harruar.
Të përkujtojnë me mall dhe dashuri:
Familja nga Franca, si dhe familja nga Bibaj-Ferizaj.

Imer Adem Berisha (Çunaku)

-

(01.05.1946 - 04.10.2013)

Që nga lindja në drenushin tënd të dashur e deri në Amshim,
Ishe me zemër të madhe, me dorën e lirë për skamnorin,
Me fjalën e gojëmjaltit,
E i bëre miq edhe ata me zemër të thyer,
I ule në një sofër në përqafim.
Të përkujtojnë vëllau me familje: Mehmeti, Fatimja, kunata, djemtë e vëllait: Isaja, Ferkiu e Iliri, vajzat e vëllait: Arberia, Lumturia, Hanifja (Nifa), dhe reja Lutfia me fëmijët: Albulena e Diari nga Drenushi (Drenoci).

Ajne Dula

-

Sot me 4.04.2014 u bënë 5 vjet nga vdekja e më të dashurës tonë
Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona, ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për ty.
E kujtojnë me mall: djali Nexhati me bashkëshorten Vlorën dhe fëmijët Ermalin, Erandin dhe Ajnen e vogël nga Esslingeni i Gjermanisë.

Qerim Selim Gashi

12.07.1950 - 21.03.2014

Kaluan 2 javë nga ndarja në jetë, por veprat dhe sakrificat e tuaja në luftën Toger në UÇK.
Për çlirimin e atdheut kur nuk do të shuhen. Ishe një baba i mirë dhe vëlla i mirë si dhe një Toger i mirë që sakrifikove çdo gjë për luftën e UÇK-së, të kujtojmë me mall Vëllai me familje nga Zvicra si dhe motrat, gruaja me djemtë dhe vajzat rejat, nipat mbesat nga Sverka e Gashit.

Aulon Kryeziu

05.10.2004 - 03.04.2010

Atë ditë qajti edhe stina e pranverës për bukurin që iu shkatërrua se lulen më të bukur ia shkëputi vdekja e mallkuar.
Për këtë gjë të pazakontë qajti edhe vet perëndia se Auloni u nda mizorisht nga familja dhe shoqëria.
Na mungon në çdo sekondë Aulon.
Të kujtojnë me mall e dashuri:
Nëna Dinorja, vëllai Arti, gjyshërit: Sokoli e Sadija, dajtë: Mici, Meritoni, tezet: Valbonja, Arifja, Vlora, Saranda dhe Miranda nga Dushi i Klinës.

Flamur Rashiti

03.04.1973 - 03.04.2004

Me 03.04.2013 bëhen 10 vite pa më të dashurin

Ditët po kalojnë, por ne prindërit dhe farefisi nuk mund të të harrojmë. Jemi krenar që të patëm, ishe çdo herë me buzë në gaz, ishim të kënaqur me sjelljen tënde të mirë si me prind, me familje dhe shoqëri.
Të kujtojmë me mall të madh: prindërit babai Sadiku, nëna Kimetja, vëllezërit Bylbyli, Valoni me të shoqen dhe fëmijët: Flamurin e vogël që e pagëzuam me emrin tënd, dhe Sara.
Njëherazi me mall të kujton motra Florija me fëmijët: Kreshnikun, Mimozën dhe Albinin, të cilët të deshën pa masë… njëherazi të kujton bashkëshorti i Florës, Ramadani.

Zejn Zejnullahu

10.03.1947 - 02.04.2013

Sot me 02.04.2014 bëhet një vit pa më të dashurin tonë
Fjalët nuk kanë forcë dhe lotët nuk kanë fuqi të përshkruajnë dhimbjen që kemi për ty, o i shtrenjti ynë.
Ike përherë kur më së shumti kishim nevojë për ty. Ke lënë gjurmë të thella në zemrat tona, edhe pse ti nuk je më në mesin tonë. Gjithmonë do të jetosh në zemrat tona.
Me mall të përkujtojnë: bashkëshortja Hafizja, vajzat: Shqipja, Pranvera, Luljeta, Valbona, Teuta, Vjollca, djemtë: Kastrioti, Gazmendi reja Naimja, nipat: Drini, Alb, Sherifi, Semi, Leo, Dielli, mbesat: Saranda, Zimrija, Vetiola, Bardha, Valentina dhe Nora.

Rrustem (Malë) Alimehaj

-

Sa herë vjen Pranvera, zemrat tona buçasin, edhe ne kërkojmë babain, edhe pse e dimë se nuk është më. Por, ju martirët e këtij vendi jeni dhe do të mbesni përgjithmonë simbol i lirisë dhe i vendit tonë.
Të përkujtojnë me mall; bashkëshortja Mejremi, djali Shpejtimi, vajzat Shqipja, Shpresa, Xheva, Shakja dhe Endrita.