Rexhep (Musë) Mazrekaj

(17.1.1958 - 3.6.1998)

Sot, më 3.6.2013, bëhen 15 vjet pa bashkëshortin tim.

Ishe udhërrëfyes se si duhet të jetohet njerëzisht kjo jetë. Ti jeton me ne e ne jetojmë me kujtimet e tua. Gjaku yt ndriçoi rrugën e lirisë. Krenohemi që të patëm themeltar të lirisë.
E kujtojnë: bashkëshortja Zelfia, fëmijët Mentori, Tahiri, Fatlinda e Fishiri dhe nipat Rexhepi, Albioni e Ledioni.

Skender A. Dermaku

(8.5.1969 - 27.5.2010)

Sot u bën 3 vite pa vëllain Tim të dashur. E vështirë qenka jeta pa Ty vëlla i dashur. Nuk kam fjalë që ta përshkruaj mungesën tënde. Dhembja dhe malli për Ty më përcjellin çdo ditë, çdo orë, por e kot vetëm fjalët dhe buzëqeshjet e tua më mbesin në mendje.
Të përkujtojnë me mall: vëllai Arsimi me bashkëshorten Shqipen, fëmijët Alberti, Leoni dhe Doriani i vogël nga Gjilani dhe Gjeneva.

Skender A. Dermaku

(8.5.1969 - 27.5.2010)

Sot me 27 maj 2013 bëhen tre vite pa më të dashurin tonë.
Fjalët janë të pakta për ta përshkruar humbjen dhe dhembjen tënde që le pas vete o i dashuri vëlla. S’ka fjalë, as vaj që e shuan mallin për Ty. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, në të cilat u hap një plagë që nuk shërohet kurrë. Dashuria dhe prania jote na mungojnë shumë.
Me shumë mall dhe lot në sy të përkujton motra Habibja me bashkëshortin Ruhanin, mbesat Besarta dhe Ardiana si nipat Gëzimi dhe Lirimi nga Gjilani dhe Cyrihu.

Skender A. Dermaku

(8.5.1969 - 27.5.2010)

Sot bëhen tri vite nga humbja tragjike e bashkëshortit dhe babait tonë të dashur Skender Dermaku.
27 maji ishte ditë jete apo vdekje, por Zoti të deshti dhe të mori. Ishte dita më e vështirë për një bashkëshorte dhe fëmijët. 27 maji na mori gjithë lumturinë dhe përkrahjen tënde. Babi oh sa kishim pas dëshirë vetëm edhe njëherë të ishim në krahët e tua që aq shumë na deshte. Do të jetojmë gjithmonë me lumturinë që e patëm me Ty dhe s’do të harrojmë kurrë.
Të përkujtojmë me mall e lot në sy bashkëshortja Xhejlani me fëmijët Florentina, Lorika dhe Platori nga Gjilani e Gjeneva.

Skender A. Dermaku

(8.5.1969 - 27.5.2010)

E vështirë qenka jeta pat Ty, i dashuri bir. Dhembja nuk shprehet dot as me fjalë, as me lot, sepse është diku thellë në brendinë e shpirtrave dhe zemrave tona. Në thellësinë e zemrave tona, tash tre vite pat Ty, është krijuar një zbrazëti që do të na përcjelle tërë jetën. Malli është i rëndë, dhembja e fortë e kujtimi i gjallë për Ty.
E përkujtojnë me mall të pashuar Babai Avdushi dhe Nëna Magbule Dermaku nga Gjilani dhe Gjeneva.

Isa Qestaj

(10.01.1971 - 27.05.2003)

Sot me 27 maj 2013 u bënë 10 vite pa ty Djalë

Qenka e vështirë të shkruhet, e rëndë të mendohet
aq më rëndë të besohet se nuk je më në mesin tonë.
Dhembja nuk është në fjalë, as në lot, ajo është thellë në zemrat tona.
Të kujton me mall: Baba Syla dhe nëna Zejnija.

Isa Qestaj

(10.01.1971 - 27.05.2003)

Sot me 27.05.2013 u bënë 10 vite pa më të dashurin tonë, Bashkëshortin dhe Babain

Nuk mund të shkruajmë me disa fjali as dashurinë, as dhimbjen, as mallin që kemi për ty baba. U bënë
10 vite që kur jeta u tregua e pa drejtë, duke e marrë nga kjo botë njeriun tonë më të dashur, pa një përshëndetje dhe përqafim të fundit. Na e more bashkëshortin dhe babanë, na e vodhe buzëqeshjen, na e vodhe lumturinë, e na e dhurove vetminë, dhimbjen dhe lotin e vuajtjen.
Ne çmallemi me ty Baba, duke ti shikuar fotografitë, të thërrasim gjithmonë, por kot s’ka përgjigje,
përgjigjja e vetme vjen një heshtje, që ne të punojmë me edukatën që ti na e dha. Sytë i kemi të drejtuar
lart në qiell se atje për ne është një engjëll, ai engjëll je ti Baba, që na mbron dhe na jep vullnet të
jetojmë e punojmë, se prapë do të bashkohemi, por prapë krenohemi që patëm një bashkëshort dhe
baba si ty.
Me dhimbje e lot të përkujtojnë: Bashkëshortja Shpresa, vajzat Agnesa e Arianita, e djali Isa.

Isa Qestaj

(10.01.1971 - 27.05.2003)

Më 27 Maj u bënë 10 vite pa ty vëlla. Në vend të gëzimit që sjell pranvera me lule, neve na sjell dhimbje.Ditët kalojnë, por ne vëllezërit me familje dhe farefisi nuk mund të harrojmë. Vitet kalojnë e kalojnë, por ne vetëm edhe më shumë mërzitmi pa ty, dhe mungesa e jote ndihet gjithnjë e më shumë, sepse ti vëlla ishe shtylla e çeliktë e familjes sonë. Pikëllimi nuk fshihet dot dhe lotët nuk të zbrazin dhimbjen që ndjejmë për ty.
Të përkujtojnë me mall e lot në sy: Vëllezërit Imeri, Shefqeti e Zeqiri, motra Serveti me familje nga Juniku.

Nuhi (Sadik) Rexhaj

1956 - 2011

Në dyvjetorin e ndarjes nga ne, e përkujtojmë bashkëshortin dhe babain tonë të paharruar

U bënë dy vite nga ndarja jonë e dhembshme. Me kalimin e kohës dhembja jonë dhe kujtimi për Ty vetëm sa vijnë dhe shtohen. Jemi krenarë që të patëm.
Kujtimi për ty do të jetë i përjetshëm.

Të përkujtojnë:Bashkëshortja Fahrija, vajzat Afërdita dhe Drita si dhe djali Gzimi nga Gjermania.

Haxhi Mehmet Gogaj

(1973 - 1998)

Sot bëhen 15 vjet zie e pikëllimi. Tepër vështirë e kemi të shkruajmë përkujtimin për ty. Sot e 15 vjet më parë, në këtë fund maji, ishe shumë krenar për jetën dhe me plot dëshirë e jetoje, por jeta qenka kështu.
Të kujton me plot mall mbarë familja Gogaj nga Kosova dhe nga Kili i Gjermanisë.

Ismet (Hazir) Ukaj

15.11.1976 - 25.5.1998

15 vite pa djalin dhe vëllain tonë dëshmorë të kombit

Çdo mëngjes që lind, sjellë dhembje më tepër, shton mallin dhe dashurinë që patëm për Ty djalë dhe vëlla i pa harruar. Gjaku Yt dhe i gjithë dëshmorëve të kombit u bë rreze drite për të gjitha breznitë. Jemi krenarë që patëm një djalë trim si Ty, i cili sakrifikoi jetën për lirinë dhe pavarësinë, të cilën po e gëzojmë sot.
Lavdi jetës dhe veprës tënde heroike.
Me mall dhe krenari të kujtojnë: nëna Sabrija, vëllezërit: Hakia, Bujari, Islami e Vetoni; motrat: Nusha, Serveti, Kujtesa, nipat dhe mbesat dhe mbarë familja Ukaj nga Strellci i Epërm dhe diaspora.

Agron (Rrustem) Bytyqi

14.5.1973 - 25.5.2008

5 vite pa vëllain tim të dashur

Ah ky mall e kjo dhembje përditë mi gërryen kujtimet e mia. Por, Ti në botën tjetër e unë në botën time. Na bashkojnë veç ëndrrat plot dhembje.
Me mall të kujton: vëllai Arsimi me nusen Liridonen dhe fëmijët Tringa, Eliza, Agroni që me krenari mban emrin e axhës, e Joni nga Amerika.

Musli Krasniqi

10.2.1941 - 25.05.2012

Hoqa e Qytetit Prizren

Sot u mbushë një vit pa të dashurin tonë që kur vdekja e ndau nga ne.
E kujtojmë me mall bashkëshortja Fatimja, vëllezërit Nebija, Nuhija, djemtë Azeri, Xhezair, Shaqir dhe vajzat Kumrija, Flleza dhe mbarë Farefisi.

Fetah Selca

-

Sot, me 25 maj 2013 u bënë 14 vjet nga rënia heroike e vëllait tonë të dashur

Kur dëgjoi thirrjen që bëri Atdheu pa u hamendur u kthye nga mërgimi sikur Skënderbeu. Krisma e pushkës së lirisë dhe gjaku i derdhur na mundësoi ta gëzojmë lirinë dhe shtetin e Kosovës. Do të jetojmë me dhembje që të humbim, por krenarë që të patëm trim.
Të përkujtojnë me mall: vëllezërit Hajdari, Riza, Ismeti, motrat Xheva, Rrushja, Tusha, Dusha e Valbona si dhe mbarë familja Selca nga Barani, Zvicra, Austria, Franca dhe nga Amerika.

Azem U. Shkreli

(1938 - 1997)

16 vjet pa Ty

Tani hija jote, na ndrin nëpër mote
Pas gjithë asaj zhaurime dhe sqote

Me pietet, sa të kemi jetë
Shkrelët e tu, këtu dhe nëpër botë!

Osman R. Gashi

1943 - 1980

33 vjet pa më të dashurin tonë

Përjetë të kujtojmë me shumë mall, respekt e dashuri.
Bashkëshortja, djemtë, vajza, reja, dhëndri, nipat e mbesat.

Beqir Zejnullahu

22.12.61 - 20.05.1991

Nga Banulla - Lipjan

Qe 22 vjet na mungon në jetën tonë
Për çdo vit shtohej malli për ty.
Në çdo sfidë na mungoj këshilla jote.
Në çdo kënaqësi na mungoj buzëqeshja jote.
Në çdo pranverë kujtuam tragjedinë tënde.
Mungesa jote na kujton mallin për ty.
Dhe malli për ty, do të mbajë gjallë në zemrat tona përgjithmonë.
Përherë të kujtojnë vajzat Nazifja dhe Qëndresa me Nënën Arifen.