 Labinot Bekë Kastrati04.05.1985 - 18.04.1999Me 18.04.2013 bëhen 14 vite që kur dora e Armikut e ndau nga jeta më të dashurin tonë:
Në vend të gëzimit Pranvera na sjell dhimbje. Ditët kalojnë, por ne Prindërit, Motrat dhe Farefisi nuk mund të harrojmë. Vitet kalojnë e kalojnë, po ne vetëm edhe më shumë mërzitemi për ty dhe mungesa jote ndihet gjithnjë e më shumë. Pikëllimi nuk fshihet dot dhe lotët nuk mund të zbrazin dhimbjen që ndjejmë për ty.
Të përkujtojnë me mall e lot në sy: Prindërit Beka e Nurija, Motrat Lendita, Aferdita, Leonora, Shkurta, Elvira, Venera, Vëllai i vogël Egzoni dhe motra e vogël Xufa si dhe Familja nga Peja.
|  Valbonë (Gashi) Krasniqi28.6.1980 - 17.3.2013Sot, me 17 prill bëhet një muaj pikëllimi e dhembje pa Ty më e dashura jonë
Oj vdekje e tmerrshme, e dhembshme dhe e trishtë, si s’të erdhi keq e na e rrëmbeve më të dashurën tonë që ishte, aq e dëlirë, aq e ngritur, aq e ditur, aq e dashur, aq burrneshë. Na e more nënën, na i vodhe buzëqeshjet, i more cicërimat e zogjve, rrezet e diellit, zërin e bilbilit, aromën e luleve, na e more gjallërinë, e na dhurove vetminë, dhembjen, lotin e vuajtjen... Ne fëmijëve tu Monit, Artit e Urgesës po na mungon shumë dhe çmallemi me Ty duke shikuar fotografinë tënde. Edhe vajza e vëllait Siona nga Amerika, të cilën shumë e deshte nuk të harron kurrë. Gjithmonë të kujtojnë: familja MEMAJ nga Barani, Gjermania, Zvicra dhe nga Amerika.
|
 Muhamet Vrenezi e Smajl Vrenezi dhe Safet Vrenezi1956-2005 / 1937-2011 / 1966-2002 -
Me dhembje të thellë kaluan plot 11 vite pa Ty shpirti jonë. Safet, vëlla, dhembja e malli për ty çdo dit e më shumë vetëm shtohen. Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona.
Ditët kalojnë e ne ende e ndjejmë mungesën tënde o Muhamet, vëlla që shkove në rrugën e pa kthim pa na thënë lamtumirën e fundit.
Pranvera erdhi o Baba, por buzëqeshjen na e mori vjeshta. Mungesa jote në mërgim na shoqëroi gjatë gjithë kohës. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona!
Ju përkujton motra: Sevdija me bashkëshortin Zejnel Shabanin me fëmijët e tyre.
|  Femi Selmani27.05.1954 - 16.04.2010Fjalët nuk kanë Forcë dhe Loti nuk ka Fuqi të përshkruajë dhimbjen për ty. Vështirë qenka Jeta pa ty, një vëlla plot bujari, sinqeritet dhe plot fjalë të mira, faleminderit se ishe vëllai jonë. Çdo ditë e më shumë po rritet Malli për ty, do të mbetesh gjithnjë në kujtimet dhe zemrat tona.
Me mall të kujtojnë: Motrat Flurije Ismaili dhe Hirije Etemi
|
np.jpg) Nazmi Qerim Pacolli1947 - 2013Me 21 prill e perkujtojme deshmorin e kombit Nazmi Q Pacolli me plot mall e respekt per kontrinutin e dhene ne Ushtrine Clirimtare te Kosove ne Brigades 153 Hyzri Talla Komanda e Brigades Lavdi
Me Respekt dhe nderime
|  Beqë (Brahim) Latifi(20.06.1929 - 14.04.2010)Jemi krenar dhe mburremi që të patëm. Malli dhe dhimbja për ty kurrë nuk do të shuhen. Përherë do ta Kujtojmë bujarinë, fisnikërinë, respektin dhe dashurinë që patëm të gjithë ne. Vdekja të ndau nga ne, por ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Të kujtojmë me mall përgjithmonë: Bashkëshortja Xheva me djemtë, vajzat, rejat, nipat dhe mbesat. Të përkujtojmë: Familja Latifi nga Peja dhe Zvicra.
|
 Gjyle (Laha) Hyseni e Tahir (Bekë) Hyseni03.10.1954_14.04.1999 - 27.06.1944_09.01.2009Sot, me 14.04.2013 bëhen plot 14 vjet pa Nënën tonë, dhe 4 vjet e tre muaj pa Babanë tonë Përvjetor që dhemb ende! Çdo dit del Dielli, çdo vit vjen Pranvera, por ju Nënë e Babë na mungoni gjithherë, Ju mbajmë me veti në Zemër në heshtje, në çdo vend e në çdo kohë, Por, malli për juve e dhimbja që kemi nuk shërohet kurrë. Ne jemi krenar që ju patëm si Prindër, për neve të pavdekshëm. Ikët para Kohe, e shkuat atje ku shkojnë engjëjt. Por, në ne keni një vend të zbrazët që nuk mund t’ua zë askush, Ju na mungoni gjithmonë. Me mall e dhembje Ju përkujtojnë djemtë: Sokoli, Shpendi e Shpejtimi me nusen e fëmijët, si dhe vajza Shkurta me Bashkëshortin e fëmijët. nga Gjermania, Pacaj dhe Smolica e Gjakovës.
|  Besim Sadiku(17.04.1957 - 13.04.2011)Me 13.04.2013 u bën 2 vite që u nda prej nesh vëllai, axha jonë i dashur, duke na lënë të pikëlluar dhe të tronditur thellë shpirtërisht. Ishe dhe do të mbetesh përgjithmonë krenaria e familjes sonë. Të përkujton me mall vëllai Serafimi me familje, dhe motra nga Zvicra, po ashtu edhe familja nga Kosova.
|
 Met (Brahim) Sahiti(26.10.1950 - 13.4.2010)Sot tri vjet u nda prej neve më i dashuri dhe më i shtrenjti ynë
Kjo datë për ne do të mbetet gjithmonë e hidhur dhe e errët!!! Dhembjen dhe mallin që ndiejmë ndaj teje prej asaj dite që ti, Babë i dashur, nuk je më në mesin tonë, nuk mund ta përshkruaj dot me disa fjali. Por, prapë nëpërmjet çdo shkronje, fjale që shkruaj, shpreh mallin, dhimbjen që kemi për ty. Kaluan tre vjet që kur vdekja fshehurazi të ndau prej nesh dhe gëzimi ynë u këput në mes, kurse afërsia dhe dashuria jote që kishe për ne na mungon çdo ditë e më shumë. E di sa vështirë e ke pasur të ndahesh prej nesh e të na lësh të pikëlluar tërë jetën. Po vdekja është e tillë, asnjëherë nuk pyet, ajo të merr me kohë e pa kohë! Të humbëm vetëm fizikisht, sepse prania jote shpirtërore do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Jemi krenarë që të patëm babë, bashkëshort, gjysh, vëlla,dajë, axhë, mik dhe shok të fjalës, të Besës dhe të nderit. S’do të të harrojmë përjetë, Ti jeton në zemrat tona gjithmonë. Me mall të pashuar të kujtojmë: bashkëshortja Rabisha, vajza Nazimja me bashkëshortin Avdiun dhe me fëmijët, me djemtë Baftiun e Fatmirin me familje , motra e vetme Aza me familje, si dhe mbarë familja Sahiti nga diaspora, nga Kosova dhe nga Medvegja.
|  Halil (Muharrem) Berisha08.06.1962 - 03.03.2013Tani 40 ditë po jetojmë pa të dashurin tonë. Kujtojmë me respekt veprën dhe sjelljet tuaja.
Të kujton: Baba Muhamet Berisha me familje nga Gërqina, Gjakova, Zvicra dhe Gjermania.
|
 Kasim Ibish Uka1970- - 1999Sot me 14.04 bëhen 14 Vite po ty Babi im i Dashur, une jam i Pikëlluar për ty,gjithmon te kam në zemer malli yt mua nuk me hiqet. O Babi im se mua me thojn jetim,jeta ime shum e rënd jam jetim kam mbet pa bab.Për gjdo dit e kam vështir, goja ime Babi nuk thërret.Dora Babës moti s´me ka prekur,jam jetim pa Bab kam m´bet.Shumë e mirë drita Hënes më mungon Dashuria Babës. Me shum mallë e Krenari të Përkujton Djali yt: Flakrim Uka nga Ponosheci. |  Kasim Ibish Uka1970 - 1999Sot,me 14.04 bëhen 14 vite pa vëllane ton të dashur,vdekja jote na tronditi mbar Familjen ton qe 14 vite u ndave nga Familja.Qdo dit malli yt shtohet me lot ne sy,te qoft dheu i leht i Kosovës.O Vëlla që dhe jeten per Liri. Te Perkujtojn me mallë Nëna Fana,djali Flakrimi,Vëllezrit:Brahimi,Fatmiri,Gzimi,Bashkimi,Vllaznimi,Blerimi,Perparimi,Motra Cyma dhe mbar Familja Uka nga Ponosheci. |
 Met (Brahim) Sahiti1950 - 2010Nuk mund tè shkruajm dotè me disa fjali pèr TY babé i dashur,e as pèr dhembjen dhe mallin qè kemi ndaj teje,qè nga ajo ditè qè TI nuk je mè nè mesin tonè Por prap mundohem qè pèrmes qdo shkronje,fjale qè shkruaj tè shpreh mallin,pikèllimin dhe mungesèn tènde Shkove nga kjo botè ashtu siq ishe,i qetè,i dashur,tolerant mikèpritès dhe zemèrgjèr Nga TI babè i dashur trashèguam shumèqka e nè veqanti si tè punojm dhe veprojm ndershèm Tè humbèm vetèm fizikisht,sepse prania e jote shpirtèrore do tè jetè gjithèmon nè mesin tonè Me mallè tè pashuar tè pèrkujtojn: bashkèshortja Rabisha,vajza Nazmija,dhèndrri Avdiju dhe fèmijèt,djemt Baftiju dhe Fatmiri me familje,motra e vetme Aza me familje si dhe tè gjithè familjart nga Zvira,Kosova dhe Medvegja |  Haxhi mulla Hasan (Qazim) Halili1932 - 2009Vitet kalojnë dhe mungesa jote ndihet gjithnjë e më shumë. Në vend të gëzimit, pranvera na sjell dhembje. Në brendinë e zemrave tona je gjithmonë. Jemi krenar që ju patëm. Të përkujtojmë me mall bashkëshortja : Mihania , Djemte Hyseni , Avdyli , Samiti , Shaipi , Vajza Hasibja si dhe rejat,nipat e mbesat. |
 Laura Lushaj 1993 - 2010Trupi po me dridhet duke e shkru perkujtimin per ty e dashura ime Lora,...sot me 12.04.2013 u ben 3-vjete qe kur u shkepute nga kjo jete pis,shkove e qete dhe ne heshtje,pa u diktuar qe po i thua jetes lamtumire pergjithmone...me le pergjithmone ne vetmi,mbeta zemer pa ty,spo di vetes qka mo me i be,se jeta e veshtire e pa ty spo mund te duron,...syte me jane mallengjyer ty duke te kerkuar kudo,por jo zoti spo do,...ty me te kthyer ne mua ne gjirin tim te mbuluar plote me tym,tym e prush organet me jan pjeke,edhe lekura po don me mu hjeke,kthehu zemer kthehu,e hudhmu mu ne perqafim se mjafte pushove,kthehu,sheroje veten edhe mua,se po du nga ballkoni une mu gjue.Mburrem qe te kam qiken time ,mburrem e mbushem me permallime,stolite une kur ti shikoj,them me vehte oj jete qka nga une me don,kur te kthehem une ne kosove ,varrin tend do ta nderroj,eshtrat dua do i fus ne shtepi e do jam gjitmone me ty,do ti ruaj per kujtim kurr sdo kthehem me ne mergim,...te don mami shpresa.. |  Pal Luz Marku - U bënë 28 vjet nga ndarja e përjetshme vëlla Pal
Dhimbja e malli për ty shtohet gjithnjë e më shumë o vëlla. Koha, nuk po i shëron plagët, as lumturia e tërë botës nuk e plotëson mungesën tënde. Kujt ti lutem o vëlla të shërohet zemra e motrës. Këmbët nuk më bëjnë të vij atje në Atdhe ku pushon ti. Ta preki varrin e ftohtë dhe të lutem për ty. Nuk kanë mbetur as lot, as fjalë në vitet që po rëndojnë, dhe krimi po heshtë. Si të pajtohemi?! Sa herë lind dielli, motra pyet, ku është vëllai im? Dhe prapë krimi heshtë. Ishe shumë i ri, si një Engjëll, kur një dorë kriminele, nga urrejtja e mendja e errët para 28 vjetësh, këputi rritën e ardhmërinë tënde në moshën 16 vjeçare. Prej atij çasti, u ndalën shumë nga gëzimet e familjes. Dikush, duke shfrytëzuar pushtetin e atëhershëm ta mori jetën në mënyrë barbare. Dhe vrasësi, e solli kufomën, e vari para dyerve të familjes për ta shtuar edhe më thellë krimin e tij. Krimi u fsheh dhe kurrë nuk u tregua. Zoti e pagoftë. Me lot e mall, të kujton motra jote Vitorja me familje nga Gjakova e New Yorku.
|