Beqir (Sokol) Shala

(07.05.1931 - 04.03.2012)

Sot, me datën 04.03.2014 bëhen dy vjet nga vdekja e bashkëshortit, babait dhe gjyshit tonë të dashur.

Të lësh kujtime të mira, do të thotë të mos harrohesh kurrë. E kemi shumë vështirë të pajtohemi me fatin se nuk je më në mesin tonë. Dhembja është e madhe për ne që të humbëm. Ishe shembull i bujarisë, i mirësisë, dhe i tillë do të mbetesh përherë, shembull për ne. Mungesa jote do të jetë përherë plagë e pa shëruar në zemrat tona. Jemi krenare që të patëm, do të jesh gjithmonë i përjetshëm dhe i pa harruar.
Të përkujtojnë me mall dhe dashuri: bashkëshortja Faza, djemtë: Dauti, Idrizi, Hakia dhe Mustafa, Vajzat: Xufa, Mona,dhe Nusha. Nipat dhe mbesat nga Kosova, Zvicra dhe Gjermania.

Anton Morina

-

Po shkruaj me dhimbje e me lot
Për babën tim që u nda nga kjo botë.
Ditët ikin dhe koha kalon,
U bën 5 vite që ti nuk je mes nesh baba Anton.
Na le të gjithëve me dhimbje e në vetmi,
I le nipat, mbesën, nënën dhe gruan me dy fëmijë.
Sëmundja e mallkuar të ndau nga ne përgjithmonë
Por, ti në zemrat tona çdo ditë jeton.

Naser Osmani

(23.01.1963 - 23.09.2013)

Dje me 23 Mars 2014 u bën 6 muaj pa më të dashurin tonë.
Pranvera erdhi, por jo sikur ishim me ty. Për ne sjell dhimbje, mall dhe lot. Fjalët nuk mund të shprehin dhembjen dhe mallin që kemi për ty. E kemi shumë vështirë të pajtohemi me realitetin që nuk je më në mesin tonë.
Kujtimet për ty nuk shuhen kurrë. Ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët dhe veprat e tua. Dashuria, Respekti dhe Mençuria jote na bëjnë të ndihemi krenar për ty Babë.
Me mall të kujtojnë bashkëshortja Kumrija, djemtë Muhamedi dhe Sabajeti, vajza Drita dhe dhëndri Rahimi, nipat Andrini dhe Rejani si dhe reja Valmirja.

Asllan Leniqi

(01.01.1920 - 23.03.2012)- fsh. Demjan – Has

Mbushen 2 vjet që kurë u nda nga ne baba ynë i dashur
Babë i dashur,
Ne familja jote i kaluam dy vite pa ty. Por, vlerat tua të larta na bëjnë aq të larta siç ishe ti babë.
Me dashuri respekt dhe krenari të përkujtojmë, të kishim babë me vlera njerëzore të mëdhaja. Një babë i urtë dhe i dashur.
Të përkujtojnë nga zemra bashkëshortja Hasimja, djemtë, Arifi, Fadili, Petriti, Veseli, dhe vajzat Rukija, dashuria.
Gjithashtu e përkujtojnë babën plak rejat, nipat dhe mesat.
Nga Zvicra dhe nga Demjani i Hasit.

Hasan Jonuzi

-

6 muaj pa ty vëlla

6 muaj plot dhimbje, mall e mërzi. Dhembja është e padurueshme kur malli për ty çdo ditë veç shtohet, e mërzia na djegë zemrat çdo ditë.
Pusho i qetë vëlla.
E përkujtojnë me mall: motra Sanija me bashkëshortin Xhemajlin, nipat Arbeni, Artani, mbesat Ardita, Arjeta dhe nuset Shkurta, Miranda nga Gjakova.

Musë ( Selim ) Qufaj

(10.07.1953 - 22.03.2008)

Sot me 22.03.2014 u bënë 6 vjet pa vëllain tonë të dashur

Të zeza janë pranverat kur motrave ju mungon vëllai. I zi është marsi që Musën nga motrat e ndau. Një pranverë po vjen si në heshtje, mall e dhimbje sjell me vete. Atë natë marsi u hap plaga, e atë plagë se shëron koha, sot vëlla u bënë gjashtë vjet, me lot në sy të kujtojnë motrat. Pashë atë dhe që të mbulon, pashë atë toku ku po pushon, përshëndeteni babë e nanë! Ju më të dashurit pushoni të qetë, babë e nanë e Musa në mes. Ju qoftë pranvera e lehtë s’do të harroheni kurrë për jetë. E mallkoj faktorin kohë, që e mori Musën e nuk e kthej më!
Me lot në sy të përkujtojnë motrat: Mirusha, Floria, Hyra, Nepa dhe Gjyka.

SHYTË (SMAJLAJ) NIKÇI - RAMË (KAPLLAN) NIKÇI JURIST

17.06.1933_ 06.08.2011 - 03.03.1928 _22.03.2006

Koha po kalon, por malli për Ju gjithnjë vjen e shtohet. Urtësia, maturia dhe këshillat e Juaja do të na përcjellin gjithmonë në jetë. Krenohemi me jetën dhe veprën Tuaj. Do të jeni përherë në mendjet dhe zemrat tona. I lehtë ju qoftë dheu i Rugovës kreshnike.

Me mall të pashuar, krenari dhe respekt të përkujtojnë: Djali VALDETI me bashkëshorten AIDEN, nipi VALDRINI, mbesa BLINERA, djali XHEVDETI me bashkëshorten SANIJEN, nipi FATLUMI, mbesat FATLINDA dhe LENDITA, vajza LIRIJA, me bashkëshortin ADRIATIKUN, nipi TROSARDI, vajza HIKMETJA, me bashkëshortin MEHMETIN, nipi LIRIDONI, mbesa ARBNORJA, si dhe mbarë farefisi nga Rugova, Kosova dhe mërgimi.

NEVRUZ NURËS

-

nji burim
nji prru
nji lum
nji det:

i madh
i thellë
i pastër
i kthjellë;

Sytë
e Tu,
të butë,
të mirë!

HALIT (RAMË) LAJQI

8.12.1974 - 8.3.2014

13 ditë pa më të dashurin tonë

Kthehu or vëlla Halit!
Si të shkruaj kujtimin për Ty vëlla kur në këtë ditë pranvere prisje përfundimin e Fakultetit të Makinerisë që ta kishte ndërprerë lufta e vitit 1998. Në këtë ditë prisje edhe të merrje vendimin e avancimit në punën policore që shumë e respektoje, në këtë ditë prisje të diplomoje në Fakultetin Juridik sepse e doje vetëm të drejtën, dhe ja që të gjitha këto bashkë me dheun që ka mbuluar shtatin tënd të njomë, ne i ujisim me lot që aty të dalin lule ashtu siç ishe Ti vëlla. Ti ike vëlla, por neve bashkë me lot e mall na le trashëgim veprën tënde bashkë me Orgeten –Orgesin dhe Xhemën e vogël që do të rriten pa babanë që i donte aq shumë. E nëna në vendin tënd të zbrazët do e qajë kujtimin për të birin e vetë. Vëlla edhe sot në këtë ditë pranvere do të të presim në ora 16.00 të kthehesh nga PUNA!
Të përkujtojnë me shumë mall: nëna Shehrija, bashkëshortja Eminja , vajza Orgeta, djemtë Orgesi dhe Xhema, vëllezërit Mustafa, Asllani, Xhaferi, Beqiri, motrat Zoja- Kunja , Shkurta dhe Begija si dhe mbarë familja Lajqi nga Rugova, Peja, Gjermania dhe Belgjika.

Emine (Nuraj) Zukaj

(05.08.1957 - 21.03.2007)

Sot me 21.03.2014 u bene 7 vjet pa ty nena ime

Sot po behen shtate vjet pa me te dashuren tone. Ishe bashkeshorte, nene, vjeherr dhe gjyshe me e mira. Te embla ishin fjalet dhe kujtimet me ty. Dhembja dhe malli per ty cdo dite rritet dhe shtohet ne zemrat tona, Nena jone e mire.
Me mall dhe lot ne sy e perkujtojne bashkeshorti, Elezi, djemte: Jetoni, Afrimi, Kujtimi dhe Arsimi, rejat: Hikmeti, Arbesa, Liridona, nipat: Albijoni e Gentijani, mbesat: Jehona dhe Eminja e vogel, poashtu e kujton me shume mall edhe vajza Lendita me bashkeshortin Gzimin, femijet: Diellza, Fatlindi, Fatlinda dhe Albina.

Emine (Nuraj) Zukaj

(05.08.1957 - 21.03.2007)

Sot me 21.03.2014 u bene 7 vjet pa ty nena ime

Sot po behen shtate vjet pa me te dashuren tone. Ishe bashkeshorte, nene, vjeherr dhe gjyshe me e mira. Te embla ishin fjalet dhe kujtimet me ty. Dhembja dhe malli per ty cdo dite rritet dhe shtohet ne zemrat tona, Nena jone e mire.
Me mall dhe lot ne sy e perkujtojne bashkeshorti, Elezi, djemte: Jetoni, Afrimi, Kujtimi dhe Arsimi, rejat: Hikmeti, Arbesa, Liridona, nipat: Albijoni e Gentijani, mbesat: Jehona dhe Eminja e vogel, poashtu e kujton me shume mall edhe vajza Lendita me bashkeshortin Gzimin, femijet: Diellza, Fatlindi, Fatlinda dhe Albina.

Anita Tahiraj

(26.12.1989 - 20.03.2011)

Me 20.03.2014 u mbushen tri vjet nga vdekja e bijës dhe motrës tonë.

Si dje, si sot, dhe nesër malli për ty Anita nuk largohet kurrë. Nuk ka ditë që kalon pa menduar për Ty….
Kujtimi dhe malli për ty janë pjesë e jetës tonë përgjithmonë.

Me plagë në zemër dhe dhimbje të thellë të përkujtojnë prindërit Zyrafeti dhe Zymeri, motrat Leonora, Lendita dhe Edita.

Tushe (Berisha) Krasniqi

03.02.1928 - 12.02.2014

Sot u mbushën 40 (Dyzetë) ditë pa të dashurën,
nënën dhe gjyshen tonë.

U ndave nga jeta për të shkuar në përjetësi, ndërsa neve na le përjetë të pikëlluar. Duke e kujtuar me dhembje dhe krenari lusim Zotin ti ketë dhuruar parajsën në botën e përjetshme.
E kujtojnë me mall djemtë: Avdiu, Jakupi dhe Zeneli. Rejat: Xhyka, Ziza dhe Nusha. Vajzat: Nuria, Zoja, Hajrija dhe Hyra, nipat, mbesat si dhe mbarë familja Krasniqi nga Prapaqani.

Florenca (Ramë) Kurtaj

(5.8.1985 - 20.3.2010)

Sot, me 20 mars 2014 bëhen 4 vite pa më të dashurën tonë
Është e vështirë të gjesh fjalë të shprehwsh dhembjen e thellë, zbrazëtinë që mbeti në zemrat tona prej se u largove Ti nga kjo botë–Take. Ne jetojmë me kujtimin e freskët për Ty, me mallin e dashurinë që nuk shuhet sa të jemi gjallë. Take çdo ditë e më shumë të kërkojnë sytë, po të kërkojnë fëmijët e mi që i deshe shumë. Po të kërkon YLLI që e pagëzove Ti, të cilit s’mund t’ia them se si nuk të la vdekja të jetosh me Ne.
Kujtimi dhe dhembja për Ty nuk shuhen kurrë.
Me mall të pashuar të kujtojnë: vajza e axhës VLORA me bashkëshortin AGIMIN dhe fëmijët BAJRAMI (YLLI), BLENDONI e ARGJENDI nga Gjermania.

Florenca Ramë Kurtaj

05.08.1985 - 20.03.2010

Pranvera erdhi, çeli dhe behari, por ç‘na duhet ne, kur më të dashurës tonë duhet t’ia sjellim lulet te varri.
Thonë se zoti njerëzit e mirë i merr pran vetes....
I vetmi ngushëllim që na mbet është kujtimi për ty....gjithmonë një fytyrë e buzëqeshur. Me një dashuri të pa fund për të gjithë.

Tani prehu e qetë Engjëlli i ynë ... se si ndjen shpirti ynë për ty... nuk mundemi ta shtypim në shkrim.

Të kujtojnë me mall, dashuri e respekt.... Nëna Nuria, Vëllai Agroni me Vajzën Loriten, Motrat: Lendita, Ardita, Florija dhe binjakja Flutura. Axhi Ujkan Kurtaj me Familje nga Rugova.

Gjergj (Ndrec) Pjetraj

(nga Plançori i Gjakovës) -

Sot më 18.03.2014 u mbushën 10 vite pa Prindin dhe Gjyshin tonë të dashur:

Kaluan dhjete vite qëkur u largove nga ne, mirëpo në familjen tonë ende ndihet mungesa e zërit dhe urtësisë tënde. Edhe pas këtyre viteve dhembja është e freskët, por jemi shumë krenar që të patëm. Ishe gjithmonë shembull i bujarisë, respektit dhe mirësisë e kështu do të kemi gjithmonë në kujtesë.
Të kujton me mall:
Djemtë Lazri, Doda e Noci, vajzat Tonja e Lezja, si dhe mbarë familja e farefisi nga Plançori i Gjakovës, Shqipëria, Austria, SHBA-të dhe Zvicra.

Valbona Krasniqi-Gashi

(28.06.1980 - 17 mars 2013)

Motër e dashur

Ti ike shumë shpejt nga kjo botë dhe na le në pikëllim të thellë.
Malli për ty na mbyti edhe ne që dikur morëm rrugën e largët tejoqeanike dhe s patëm mundësi të të gjendeshim pranë varrit tënd për të dhënë lamtumirën e fundit. Nuk patëm mundësi të hedhim asnjë grusht dhe të atdheut tonë të dashur mbi varrin tënd të njomë. S’patëm mundësi të shohim as dhimbjen e Argesës së vogël, e cila ende s dinte të shqiptonte emrin tënd nënë.
Na mbeti peng kujtimi për ty, Pikëllimi i thellë për ty në largësi!
Të përkujton me mall Motra Xufe Rrahmani – Gashi nga New Yorku – SHBA me bashkëshortin Tafën dhe vajzat Enisën e Ersen.