Ajmone Ukë Haxhija

(08.06.1930 - 28.06.2011)

Me 28.06.2012 kaloi një vit pa më të dashurën tonë, nënën, gjyshen
Në një vjetorin e ndarjes nga jeta e nënës sonë të dashur dhe të paharrueshme, Ajmone, djali Sezaiu nga Zvicra të përkujton me mall dhe dhimbje dhe pietet të lartë dhe njëherazi evokon kujtime të shumta për nënën bujare dhe fisnike, për dashurinë dhe respektin që ajo kishte për të gjithë ne. Sa herë që na vizitonte kishte nostalgji, dashuri dhe vullnet që t'i kalojë ditët e pleqërisë me djem, nipa dhe mbesa. Por, vdekja e pamëshirshme e ndau nga jeta, atëherë kur ishte më se e nevojshme ngrohtësia prindërore. Bujaria, sinqeriteti dhe virtytet tua na bëjnë krenar që të patëm, si nënë, gjyshe me plot respekt. Kujtimi për ty gjithmonë do të jetojë në mendjet dhe zemrat tona.
Të përkujtojnë me mall dhe respekt djemtë: Fahredini, Aliu, Samiu, Bahriu, Sezaiu dhe vajzat Sania e Hedija, me nipa dhe mbesa nga Zvicra dhe Kosova."

Isuf Rexhep Beqiraj-Nga Strellci i Poshtëm i Deçanit

22.7.1953 - 24.2.2010

Sot, më 24.2.2012, bëhen 2 vjet pa vëllanë tonë të vetmin
O vëlla i dashur, si dje si sot si nesër malli për ty nuk do të shuhet kurrë.
Kam një zbrazëti në zemrën time, jeta e ka humbur kuptimin pa ty, por jemi krenarë që të patëm një vëlla ashtu si ishe ti.
Me lot në sy e me plot mall të kujtojmë gjashtë motrat:Eminja, Mona, Tima, Hajria, Cyma e Gjemilja, si dhe mbarë farefisi nga Gjermania, nga Zvicra dhe nga Kosova.

Tahir Zeqir Uka

17.03.1929 - 23.02.2009

Tre vjet pa ty baba
Sot me 23 shkurt bëhen 3 vjet pa më të dashurin to, baba. U bën 3 vjet kur ike aq shpejt ashtu siç ishe gjithmonë në jetë. Si sot si nesër si gjithmonë dhembja pikëllimi por dhe krenaria që të patëm janë shembulltyrë e shtrenjtë që do ta kemi gjithmonë si kujtim për ty baba i dashur. Ti u largove përgjithmonë prej nesh por dhembjen e madhe për ty do të jetë përgjithmonë për ne në këtë kurbet te largët
Të kujton me mall, vajza Xhevrija me familje nga Kanada, bashkëshorti Sahiti, mbesa Kefseri, nipat Ylberi dhe Selatini si dhe familja Uka nga Prapashtica, Prishtina, Zvicra, Gjermania dhe mbesa Safeti nga Amerika

Nevruz D.Krasniqi

(17.9.1976 - 22.2.2001)

Më 22.2.2012 bëhen 11 vjet pa birin, vëllanë dhe dajën tonë
Vitet po kalojnë, por mërzia sa vjen e shtohet. Fjalë nuk kemi të shprehim dhembjen që kemi për ty, o bir e vëlla i dashur. Ti do të jesh përherë në zemrat tona.
Me mall ëe kujtojnë:nëna Hatixhja, vëllai Lulzimi, motrat Violeta, Sosja e Tixha, dhëndri Hasani, si dhe nipat e mbesat Laura, Dominiku, Leoni e Lina nga Juniku dhe Gjermania.

Nevruz D.Krasniqi

(17.9.1976 - 22.2.2001)

Sot, më 22.2.2012, u bënë 11 vjet pa nipin e tezakun tonë të dashur
Kaluan 11 vjet pa nipin e tezakun tonë të dashur.
Vitet kalojnë e dhembja për ty nuk shuhet kurrë. Çdo pranverë që vjen
me lot na gjen e me lot na lën.
Të kujtojnë me mall e me pikëllim: tezja Fana me bashkëshortin Salihun dhe me djemtë Jahën, Ganiun, Shyqëriun, Zenunin e Hidën, tezeket Ruka Shyhreti e Sheribani nga Gjakova, nga Gjermanija dhe nga Zvicra.

Triumf (Lutfi) Sadriu

(2.1.2009 - 22.2.2011)

Më 22 shkurt 2012 bëhet një vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë
Na mungojnë fjalët dhe nuk kemi fuqi të përshkruajmë dhembjen që kemi për ty.
Malli dhe dashuria për ty gjithnjë e më shumë po shtohen. Vdekja të ndau nga ne, por ti do të jesh përgjithmonë në mendjen dhe në zemrat tona.
Të kujtojnë me mall nëna Besa dhe babai Lutfiu.

Shaban (Arif) Tafaj

-

Sot më 22.02.2012 bëhen 21 vjet e gjysmë pa më të dashurin tonë
Nuk e di si ikën këto vite pa ty e pabesueshme që nuk je në mesin tonë kurrë nuk do të largohesh nga zemrat tona
E kujtojnë djemtë Bujari, Samiu, reja Gjyliana si dhe nipi Leoni

Ajmone (Sutaj) Tafaj

-

Sot më 22.02.2012 u bënë një vit pa më të dashurën tonë
I pa besuar një vit pa ty që nuk je në mesin tonë
Kurrë nuk do të largohesh nga zemrat tona.
E kujtojnë djemtë Bujari,Samiu,reja Gjuliana si dhe nipi Leoni që të përkon çdo ditë

Ibrahim O. Isufaj

26.06.53 - 20.02.2011

Një vit pa vëllan tonë

U bë një vit dhëmbje, malli i mungesës pa ty vëlla. Vyrtytet e larta njerzore të bënë që gjithmonë të mbetesh i paharruar në zemrat tona. Dhëmbja nuk është as lot aas fjal ajo është thell në zemrat tona, ku ti do të jesh përher bashk me kujtimin e përjetshem për ty.
Gjithmon i pikëlluar vëllau: Beka me bashkëshorten: Hajrin , fëmijet: Editen, Erblinen, dhe Erlindin nga Kosova si dhe farefisi i gjër nga Prishtina, Radavci e Kovraga e Istogut.

Rrustem Avdyl Delija

13.2.1925 - 22.2.2011

Ndarja nga ti qenka e veshtir baba dhe gjysh i dashur ! Cdo dit qe po kalon dhembja dhe malli me shum po shtohet ne zemrat tona .Ishe shtylla e shtepis sone i palodhshem i dashur mireprites punetore dhe zemergjer .Do te mbetesh gjithmon ne zemrat tona .Me mall te perkujton vajza Zelfija me bashkshortin Alin dhe femijet Enkeleten Ramizin Granitin dhe Anisen nga Gjermania .

Rrustem Avdyl Delija

13.2.1925 - 22.2.2011

Sot behen 1 vit pa ty bab i dashur,Vështirë qenka të shkruash përkujtim për më të dashurin tonë. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria jonë. Kurse Ne më të dashurit e Tu do të jetojmë më kujtimet e tua të pastra si lotët që na i le në sy.
Me mall të kujton :Vajza Zelfija me bashkshortin Alin, djemt Ramizin e Granitin dhe Vajzat Enkeleta e Anisa nga GJermanija

Ismajl Pajaziti

12.05.1963 - 21.02.2010

Sot u mbushen 2 vjet pa bashkëshortin, babën e vëllaun tonë

Vështirë është jeta pa ty o Man!
Ti ike në kohen kur na u dashtë me se shumti. Ti jetën tënde e jetove por gëzimet e tona si shijove.
Në çdo gëzim ne pikëllohemi sepse prania jote dhe dashuria jote na mungon!
Man ti nuk je më në mesin tonë, ti shkove në amshim por veprat dhe dashuria jote mbeten si një det i pashuar.

Me mall e me lot në sy të përkujtojnë bashkëshortja Eminja vajza Fatlumja djemtë Fatoni dhe Pajaziti, vllau Fetahu Motra Elfetja dhe Kimetja si dhe mbarë familja Pajaziti nga Ferizaji

Ajmone Sutaj - Tafaj

(1932 - 2011)

Sot, më 21 shkurt 2012, u bë një vit nga vdekja e nënës dhe gjyshes sonë të dashur
Nënë, është shumë vështirë të shkruhet përkujtimi për Ty. Vdekja qe e pamëshirshme ndaj teje, të mori dhe ne mbetem vetëm. Me kujtimet e ëmbla dhe me mallin e pashuar për Ty përjetë do të jesh në zemrat dhe në mendjen tonë.
T kujton me mall të pashuar vajza: Xufa me vajzën Dafinen e me djemtë Edmondin e Rajmondi dhe me vajzat Shqipen e Norën, si dhe nipat e mbesat Narti, Rea, Gerta dhe Eni nga Prishtina.

Rrustem Avdyl Delija

13.9.1925 - 22.2.2011

Sot bëhet 1 vit pa ty baba dhe gjysh i dashur . Vitet kalojne mirpo ti do te mbetesh ne zemerat tona kujtimi per ty do te jet i paharrueshem . Te perkujton me mall vajza Xheva me bashkshortin Xhavitin dhe femijet Dritonin Selvijen Drilonin Miranden dhe Edonisin nga Gjakova .

Remzije Bajrami

19. 06.1940 - 21.02.2011

Një vit pa ty
Nënë u bë një vit pa ty. Ngrohtësia dhe buzëqeshja jote na mungon çdo dite e më shumë.
Këshillat dhe fjalët tua të ëmbla, na mbajnë të gjallë dhe të freskët, për çdo moment ne zemrat tona.
Krenaria që të patëm theu të gjithë kufijtë e horizontit.
Të kujtojnë bashkëshorti Muharremi, djali Arbeni me bashkëshorten Mimozen dhe femijët Diona, Klea dhe Joni.

Liman(Avdullah)Ajeti

1.12.1940 - 20.2.2009

Sot u ben 3 vite pa ty babi,te kujtoj perher ,jam krenare qe te pata ne jet baba i dashur,qofsh e qet te paqe dhe nuk te harroj kurr te kujtoj vajza jote e dashur Aferdita me familje nga Londra

Liman Avdullah Ajeti

-

Kushtuar njeriut me te shtrenjt ne bot, babit ton te dashur.Sot behen 3 vite pa ty babi,po dhimbja per ty dhe mungesa jote eshte shum e madhe ,kujtimi per ty na pecjell qdo hap dhe gjithmon je dhe do jesh ne zemrat tona baba i dashur:te perkujtojn bashkeshortja Nazifja,djemt Afrimi me familje,Fatmiri me familje dhe vajza Aferdita me familje.