Ardian Rrahman Maxharraj

(30.9. 1988 - 20.4.2007)

Me 20 prill 2014, bëhen 7 vjet ndarje nga i dashuri ynë djali, vëllai, kunati dhe axha

Muaji prill është muaji i dhembjes në shtëpinë tonë.
Jeta po kalon, vitet po ecin pa u ndalur një pas një. U bënë shtatë
vjet që ti u ndave nga ne, por jo ne nga ti, sepse çdoherë je i freskët
në zemrat e prindërve, të vëllezërve, të kunatës, si dhe të Leonisës dhe Noreles
së vogël.
Kujtimet për Ty kurrë nuk do të shuhen e as që do të harrohen. Por,
ne do të jemi të fortë e të qetë për vendimin që erdhi nga Zoti, o engjëll
i bekuar.

E kujton me mall e respekt të pashuar: babai Rrahmani e
nëna Hanifja, vëllezërit Albani me bashkëshorten Besën,
vajzën Leonisën e Norelës së vogël, si dhe vëllai Leoniti nga Studenica
e diaspora e largët.

Ajshe Muqaj – Latifi

-

Vitet kalojnë, por dhembja për Ty nuk largohet nënë. Çdo mëngjes që lind na sjellë dhembje më tepër, shton mallin dhe dashurin që patëm për Ty. Nënë e dashur ndihemi krenarë për sakrificat e Tua gjatë tërë jetës sate vetëm për t’na dhuruar mundësin për të jetuar një jetë të lumtur. Nuk do të harrojmë kurrë.

Me mall të pashuar dhe dhembje: djali Shabani, reja Cyma, nipat Tahiri, Bekimi, Mustafa dhe Gazmendi, si dhe nuset Jehona, Albana, Adelina dhe Shpresa nga Lipa e Pejës, Gjermania dhe nga Amerika.

Ajshe Muqaj- Latifi

-

Çdo pranverë që vjen është e zymtë pa Ty nënë e dashur. Ne fëmijët e tu po jetojmë pa dashurinë tënde e cila ishte aq e dashur dhe përkëdhelëse për Ne. Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona të venitura. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë. Ne më të dashurit tu do të jetojmë prore me kujtimet e tua të pastra si lotët që na i le në sy.

Me mall të kujtojnë: vajza Zejnepi, djemtë Mala, Muhameti, vajzat Besimja dhe Luli, si dhe nipi Beni qe nuk të harron nga Strellci i Ulët, Gjermania dhe nga Amerika.

Prof.Rexhep (Smajl) Hysenaj

20.3.1955 - 19.4.2012

Dy vite sa dy shekuj pa ty baba i dashur

Ti ishe arsyeja e ekzistencës dhe të qenurit familje... Ti ishe udhërrëfyesi më i mirë dhe i domosdoshëm për mua. Qenia njerëzore është elokuente të paktën këtë e kam mësuar, por të mësohemi Ne pa Ty qenka shumë e vështirë.

Me mall të kujtojnë: vajza Saranda me bashkëshortin Artenin dhe nipin Blendin.

Ramë (Ali) Lajçi

-

Sot, me 19 prill 2014 u mbushen 15 vite pa Ty baba i dashur

Baba i dashur, jeta pa Ty qenka kaq e zbrazët. Koha rrëshqet pamëshirshëm e vitet rëndojnë njëra-tjetrën. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.

Të përkujtojnë me mall: bashkëshortja Zadja, djali Hasani, vajzat Nurija, Tanja, Hasimja, Zyrafeti, Hatmani dhe Suzana nga Pepajt e Rugovës.

Ramë (Ali) Lajçi - Sokol (Zekë) Lajç

-

Sot, me 19 prill 2014 bëhen 15 vite pa dëshmorët e kombit

Në shtetin e ri që se pritet
Ishit gur themel
Kalasë Kosovë i dhatë shkëlqim
Shkëndija lirie e mbushet Atdhenë
Vepra Juaj kumbon edhe sot, si dikur
Atdhetarizmi Juaj për gjenerata
Sot mësim se si duhet liria
Ndarja fizike ju mori
Por, jehu i veprës Suaj heroike tingëllon kumbueshëm në çdo cep të Atdheut
Edhe sot pas 15 vitesh krenohemi që ju patëm

Me mall ju përkujton: ZEKË LAJÇI me familje nga Rugova dhe nga Peja.

Labinot Bekë Kastrati

04.05.1985 - 18.04.1999

Me 18.04.2014 bëhen 15 vite që kur dora e armikut e ndau nga jeta më të dashurin tonë
Nuk e dimë se si lulet lulëzojnë, as nuk e dimë se si zogjtë këndojnë, ku ti i dashur nuk je në mesin tonë. Secili vit që kalon më shumë po peshon dhe secila ditë që kalon nëna gjithmonë për ty mendon.
Fjalët nuk kanë forcë dhe lotët nuk kanë fuqi të përshkruajnë dhembjen që kemi për ty. Fjalët tua, bujaria dhe dashuria jote na bëjnë sot e përgjithmonë krenar që të patëm.
Të përkujtojnë me mall e lot në sy: Prindërit Beka e Nurija, motrat Lendita, Aferdita, Leonora, Shkurta, Elvira, Venera, vëllai i vogël Egzoni edhe motra e vogël Xufa si dhe familja nga Peja dhe Zvicra.

Labinot Bekë Kastrati

02.05.1985 - 18.04.1999

Me 18.04.2014 bëhen 15 vjet pa më të dashurin tonë
Të kujtojmë gjithnjë me mall e me krenari që të patëm, por me pikëllim e me dhembje, që na shkove e na le për jetë. Nuk je më në mesin tonë, por do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Koha është e pafuqishme ta zbeh dashurinë për ty. E mbajmë të freskët kujtimin për ty.
Të përkujton me mall e lot në sy:
Motra Afërdita me bashkëshortin Fisnikun dhe fëmijët Auresen edhe Albionin nga Zvicra.

Labinot (Bekë) Kastrati

4.5.1985 - 18.4.1999

Sot u bën 15 vite që kur barbarët malazez ia shuan jetën më të dashurit tonë
O sa e rëndë qenka të marr lapsin e të shkruaj përkujtim për Ty o vëlla . Në vend që të urojmë ditëlindjën e te përqafojmë , duhet të përkujtojmë 15 vjetorin e vrasjës tënde nga çetnikët e Malit të Zi. Ti ishe vëllau i jonë i vetëm .Por, jemi krenarë që të patem atdhetar, dhe do të mbetesh gjithmonë ne zemrat dhe mendjet tona.
Me mall të kujtojnë : motra Lendita me bashkëshortin Meti dhe fëmijët Genita e Gentiani nga Peja.

Hysnije Mehmetaj – Helshani

1940-03 - 04.2014

I dhembshëm ishte çasti kur morëm atë lajm për vdekjen tënde, oj motër e dashur. Kujtimi dhe dashuria për ty nuk do të shuhen kurrë. Gjithmonë do të jeshë në zemrat tona.
Përherë do të kujtojnë vëllezërit dhe motrat: Rukija, Muja, Avdullahi, Rexhepi dhe Servetja me familje.

Halil (Bekë) Mehmetaj

1913 - 2002

Çdo pranvere kur qelin qershitë, më shumë fuqizohet kujtimi për ty, or baba i motive të mëdha!
Të kujtojnë fëmijët: Servetja, Muja, Rukia, Avdullahi dhe Rexhepi, nipat dhe mbesat si dhe farefisi nga Prishtina , Trubuhoci dhe Isniqi.

Elmaz (Bajram) Salihu

27.09.1957 - 18.04.2013

Një vit nga ndarja dhe malli i madh për ty
Një vit i rëndë plot vaj e pikëllim, që kur shkove në rrugën e pakthim. Një trishtim i rëndë plot vaj e ofshame në këtë 1 vjetor zie si atë ditë që nga ti u ndamë. Ndarjet janë të rënda, në zemër acar edhe një prilli plot vuajtje e mall, e ky mall i shkretë që djeg e përvëlon në çdo ndërrim motmotesh, oh sa shumë s’peshon. Peshon aq rëndë, s’matet dot me kandar, vraga e thellë në zemër çdo ditë duke u çarë, edhe pse nga sytë lotët na janë tharë. Lotët na janë tharë zemrat, shkrumb e hi si të jetohet pa ty, ku të gjejmë qetësi?!
Përherë në mendje, zemër dhe shpirt me ty, i shtrenjti Babi ynë. Çdo fillim prilli na vjen me shumë mall, me shumë dhembje dhe lot. Për ne ngushëllim nuk ka, por veprat që na la pas janë krenaria jonë e përjetshme.
Me dhembje dhe respekt të lart të kujtojnë: bashkëshortja, Sania, djemtë: Ismajli, Krenari, me bashkëshorten Enisen, djalin Reisin, vajzat: Artistika me bashkëshortin Bekimin e fëmijët Aldrinin, Elsën, Idealja me bashkëshortin Ylberin dhe fëmijët Enesin, Dielli, Artin, Qendresa me bashkëshortin Habibin dhe fëmijët Erdonita, Erblina, Ensari, Shkurtja me bashkëshortin Shefkijen dhe fëmijët Leardi, Verona. Si dhe mbare farefisi Sahlihu.
Babi jonë gjithmonë do të jeshë në zemrat tona…

Bekim (Muharrem) Maxharraj

-

(19.02.1974-17.04.2006)

Tetë vjet pa ekonomistin dhe inxhinierin e diplomuar të elektros
Kurbeti na ndau përkohësisht
Vdekja jote na ndau përjetësisht
Po shkruajmë sërish dhe do të shkruajmë pa fund, do të nxjerrim fjalët si lum,
por dhembjen si ta shkulim nuk dimë. Dhe as lapsi, as shkrimi nuk e kanë fuqinë
për ta treguar mungesën tënde të pambarimtë.
Baba, bir, vëlla dhe bashkëshort i dashur, si mund të shkruajmë kur ti më së
shumti duhet të jesh këtu në mes nesh, e nuk je. Ti që gjithmonë na bëje të lumtur,
Ti që gjithmonë na jepje gëzim e hare, Ti që gjithmonë na lumturoje, dhe
këto neve vdekja na i mori, ndërsa fëmijëve tu nuk iu dha rast ti gëzojnë!
Ne ndjejmë trishtim dhe dhembje pa fund, për mungesën tënde fizike, për vendin
bosh në shtëpinë tonë, por që kurrë nuk do të jenë bosh zemrat dhe shpirtrat
tonë. Ti shkove duke na lënë zemrat dhe mendjet tona, me kujtimin e përhershëm
për ty.
Me mall të pashuar të kujtojnë: prindërit Muharremi dhe Zejnepi, vëllezërit: Besimi dhe Blerimi, djemtë: Albani dhe Auroni.

Fadil Ajdar Berisha

18.05.1958 - 16.03.2014

Sot më 16 Prill 2014 u bë 1 Muaj pa më të dashurin tonë
Marsi po i falë natyrës ditë të bukura e në Zemrat tona vuajtje dhe pikëllim. Sa herë që mendojmë për ty, sytë na lotojnë prej Mallit, se pse e rëndë qenka jeta pa ty Vëlla. Të vetmin të pata. Ishe dhe përherë do të mbetesh Vëlla i mirë, i mençur dhe i dashur me fjalët e tua të ëmbla dhe të pa harruara që na mbetën thellë në Zemrat tona.
I lehtë të qoftë dheu VËLLA.
Të përkujtojmë me shumë mallë: Vëllai Gzimi me bashkëshorten Nadijën, Vajza: Qëndresa, Djemtë: Armendi dhe Argjendi. Nëna: Asija, Motrat: Servetja, Zyrafetja, Bukurija dhe Menija. Bashkëshortja: Shyretja, Djemtë: Vetoni dhe Valboni, Vajzat: Mirjeta dhe Albana, Reja Arbnora si dhe mbarë farefisi nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Prizreni dhe Billusha.

Qemajl Isa Gjini /Shkumbim Qemajl Gjini

5.01.1939 / 16.02.1968 - 16.10.2013 / 16.05.2006

Ju ishit dhe do të mbeteni krenaria jonë. Na mungojnë fjalët e juaja, dashuria, ngrohtësia e mbi të gjitha prania e juaj.

Si dje, si sot, si nesër malli për ju nuk shuhet.

Përherë do të jeni në zemrat tona.

Me mall: bashkëshortja – nëna Florija, djemtë – vëllezërit Shkelzeni, Sharri, Leka, bijat – motrat Afërdita me familje dhe Dhurata me familje.

Nusja - bashkëshortja Vlora, nipi – djali Durimi, mbesa – vajza Arlinda.

Rabe Dreshaj Bajraktari

- 15.04.2002

Nana.jon e Dashur sod ben 12 viteqe te mori vdekja per neve jan 12 or O sa marr mall per zerin te me ndegju per ftyren tene per fjalet tu si na ki mesu gjith na mungojt te gjitha qe ki bo per neve na mungon en gjdo sekond te jetes te mbajm en zemer per gjith jeten . Me Mall Te Thella Te Perkujtojn Vajzat Serbezi Me Familje..Serveti Me Familje Atifeti Me Familje.Hatigjja Me Familje Nga peja e gjermanija

Rrushe (Nikqi) Lajçi

1929 - 2013

Sot një vit pa nënën tonë të dashur
Plotë mall e dhembje po pllakos shpirtin tonë, sot përkujtimi për Ty nënë e dashur.
Ishe burim ngrohtësie, dashurie e qëndrese për Ne. Ti e tillë mbete për jetë e mot.
Të përkujtojnë gjithmonë: djemtë Aliu, Shabani, Ibishi, Jashari, Bujari e Bekimi, vajzat Fatimja, Begia, Floria dhe Gjejrani, nipat, mbesat, rejat dhe farefisi nga Rugova, Peja, Gjermania, Zvicra dhe Amerika.